UBT News

Leicester dhe West Ham i prijnë garës për Tarkowskin

Leicester City dhe West Ham United janë dy skuadrat që po i prijnë garës për të nënshkruar me James Tarkowski e Burnleyt, raporton “Eurosport”.

Të dy klubet thuhet se do të bëjnë lëvizje për mbrojtësin 29-vjeçar në merkaton e janarit 2021.

Tarkowski ka edhe 18 muaj në kontratën aktuale dhe Burnley mund të vendosë që ta shesë yllin e tyre për një shumë të volitshme, nëse merr oferta të mira nga klubet e interesuara.

Exit mobile version