Me lehtësimin e masave kufizuesve thuajse në të gjithë Europën shumë njerëz kanë nisur të prenotojnë për pushimet verore.
Shumica e turistëve të ardhshëm duket se janë gati të pranojnë se duhet të dëshmojnë një provë vaksinimi kundër COVID-19.
Brenda Bashkimit Europian, Komisioni shpreson që pasi të jetë dakordësuar hartimi i certifikatave digjitale të gjelbra, asaj do t’i jepet aprovimi dhe do të jetë gati deri në mes të muajit qershor.about:blank
“Mbi situatën e COVID-19, ne jemi të inkurajuar nga fakti që zhvillimet e fundit janë pozitive dhe ne e shohim këtë si një kontribut të mirë për rimëkëmbjen graduale ekonomike,” – u shpreh Andreja Metelko-Zgombic, sekretari i shtetit kroat për çështjet evropiane.
Jo të gjitha shtetet evropiane janë gati të presin për certifikatat. Qeveria italiane ka bërë me dije se nga kjo fundjavë vendi do të mirëpresë të gjithë ata persona që janë të pajisur me një leje kombëtare jeshile. Në liqenin Garda, ku 8 në 10 njerëz jetojnë nga turizmi, një lajm i tillë është mirëpritur, por disa pronarë të bizneseve mbeten të shqetësuar.
“Ne jemi në të njëjtën barkë. Siç ndodh një aksident në garën e Formula 1 dhe të gjithë vrapojnë për të ndihmuar në mënyrë që të mund të ecin përpara. Dua vetëm të përpiqem të rifilloj punën sa më shpejt që të jetë e mundur,” – tha shefi i kuzhinës, Emmanuele Santelli.
Ndërkohë edhe Greqia po lufton për të rimëkëmbur sektorin e saj të turizmit i cili është goditur nga pandemia. Qeveria ka njoftuar një program të përshpejtuar vaksinimi për banorët e ishujve përpara nisjes së sezonit të turizmit.
“Ne vlerësojmë se deri në mes të qershorit shumica e banorëve do të vaksinohen dhe kjo do ta bëjë ishullin një destinacion të sigurt turistik,” – u shpreh mjekja Kallitsa Frangiskou.
Spanja po ashtu po kërkon të hapë sektorin e saj turistik për vendet jashtë BE-së të tilla si Mbretëria e Bashkuar. Pasi të jetë ulur shkalla e të infektuarve, Londra do të heqë kufizimet për udhëtarët e në këtë mënyrë Madridi thotë se do t’u lejojë britanikëve të hyjnë në vend pa teste PCR.