UBT News

​Legjenda e UFC-së kritikon Tom Aspinall: Nëse je kampion bote, duhet të luftosh me një sy

Eventi kryesor i natës në Abu Dabi midis Tom Aspinall dhe Cyril Gane për titull në peshat e rënda UFC ishte veçanërisht e vështirë për kampionin britanik.

Dueli u ndërpre qysh në rundin e parë pasi Gane goditi Aspinall në sy, gjë që çoi në reagime kontroverse.

Pas disa minutash rikuperimi, Aspinall i pranoi gjyqtarit dhe mjekut se nuk mund të shihte me njërin sy, andaj ndeshja u shpall pa garë dhe pritet një ndeshje rikthimi në të cilën Tom do të mbrojë rripin e tij të kampionit.

Aspinall donte të largohej nga ringu sa më shpejt për të marrë ndihmë mjekësore.

Pavarësisht kësaj, komentuesi i UFC-së, Daniel Cormier, këmbënguli për një intervistë në tetëkëndësh, gjatë së cilës turma në sallë filloi t’i fishkëllente kampionit. Kjo e zemëroi britanikun, i cili thirri turmën para se të largohej.

Situata u përkeqësua në konferencën për shtyp, ku shefi i UFC-së Dana White tha se “Aspinall nuk donte të luftonte”, duke sugjeruar se kampioni ishte dorëzuar.

Edhe pse Aspinall u dërgua në spital, legjenda e UFC-së dhe anëtari i Sallës së Famës, Chael Sonnen (48), tha se ai duhet ta kishte vazhduar luftën pavarësisht lëndimit.

“Një goditje në sy është e paligjshme, por luftimi me njërin sy është shumë i zakonshëm. Nëse je kampion bote në peshat e rënda, ndonjëherë duhet të luftosh me njërin sy dhe është diçka që duhet ta kapërcesh”, tha ish-boksieri, i cili e filloi karrierën në MMA më 1997, në kategoritë e peshave të lehta dhe të mesme./S.K/KP/

Exit mobile version