UBT News

Legjenda e kalasë së Gjirokastrës

Legjendat e kalave të Shqipërisë ndonjëherë janë shumë të ngjashme pasi në bazë të tyre kanë një sakrificë të madhe dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me të njëjtën bazë do ta kishte edhe ajo e Argjiros prej nga mendohet se ka marrë edhe emrin kalaja po edhe qyteti, po kjo mbetet hipotezë.

Kështjella e qytetit të Gjirokastrës, njihet dhe me emrin kalaja e Argjirosë. Princesha Argjiro mendohet të ketë qenë sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV. Ajo ishte e martuar me princin e këtij qyteti.

Princesha Argjiro luftoi me turqit kur ata rrethuan kalanë e Gjirokastrës. Megjithatë, turqit e morën Gjirokastrën me tradhti. Prandaj princesha Argjiro për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashkë me djalin e saj foshnje.

Ajo ra drejt tek një shkëmb dhe u copëtua, por djali i saj mbeti gjallë, dhe për ta bekuar filloi të pikojë qumësht. Sipas legjendës thuhet se foshnja mbeti gjallë nga guri që pikonte qumësht.

Legjenda thotë që emri i Gjirokastrës vjen pikërisht nga emri i princeshës./Bordo.al

Exit mobile version