Legjenda e futbollit brazilian, Pele, u shtrua në spital të martën në Sao Paulo. Ai u dërgua në spitalin Albert Einstein.
Sipas ESPN Brazil, gruaja e tij Marcia Aoki dhe një kujdestare ishin me të në kohën e shtrimit në spital. Në raport thuhej se Pele, i cili aktualisht po trajtohet për kancerin metastatik, kishte ënjtje në të gjithë trupin.
Stafi mjekësor në Einstein konfirmoi gjendjen e tij të anasarkës (ënjtje të përgjithshme), një sindromë edemigemike (edemë e përgjithshme) dhe madje identifikoi “dështim të dekompensuar të zemrës”.
Raporti i ESPN tha se teste të mëtejshme po kryhen për të vlerësuar siç duhet gjendjen e tij. Mjekët shpresojnë të identifikojnë organet që mund të jenë prekur nga kanceri pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur kimioterapisë.
Pele iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori në zorrën e trashë në shtator 2021. Që atëherë, ai i është nënshtruar kimioterapisë./UBTNews/