Pasi ka punuar në marrëveshjen për të nënshkruar me Raphinhan nga Leeds United për muaj të tërë, Barcelona duket e gatshme të humbasë nënshkrimin e brazilianit, pasi që Chelsea ka arritur marrëveshje për ta transferuar atë në “Stamford Bridge”.
Raportet tregojnë se Chelsea ka arritur një marrëveshje të plotë me Leeds për një transferim në një marrëveshje me vlerë rreth 75 milionë euro për Raphinhan.
Barcelona e kishte identifikuar Raphinhan si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Ousmane Dembele, i cili do të largohet si lojtar i lirë, me kontratën e tij që skadon ditën e nesërme.
Kushtet personale mes Raphinhas dhe Barcelonës janë rënë dakord që në mars, me agjentin e lojtarit, Deco, që luan një rol kyç në negociata.
Megjithatë, pamundësia e Barçës për të përmbushur kërkesën e Leeds për anësorin 25-vjeçar e la derën e hapur për klubet e tjera që ta transferojnë atë.
Leeds thuhet se është i kënaqur me ofertën e “Bluve” dhe ka rënë dakord për tarifën prej 75 milionë eurove, të përfshira këtu edhe bonuset shtesë.
Ndërkaq, siç raportohet nga “TV3”, Leeds as që u mërzit të shikonte një propozim që Barcelona bëri për Raphinhan, pasi raportet për rrëmbimin e marrëveshjes nga Chelsea filluan të rriteshin.
Fabrizio Romano gjithashtu vërteton pretendimet, duke deklaruar se Barcelona u përpoq të thërriste Leeds United me një propozim, por ata nuk kanë asnjë shans për të përmbushur ofertën e paraqitur nga Chelsea.