UBT News

Leeds i bashkohet garës për Agueron

“Të bardhët” shpresojnë ta transferojnë argjentinasin në “Elland Road”.

Skuadra angleze, Leeds United i është bashkuar garës që të nënshkruajë me sulmuesin Sergio Aguero si transferim me parametra zero, raporton “90min”.

Muajin e kaluar është konfirmuar që Aguero do të largohet nga Manchester City, pasi t’i mbarojë kontrata e tij aktuale në fund të këtij sezoni, pas një dekade me plot trofe në stadiumin “Etihad”.

Deri tani shumë klube janë të lidhura me 32-vjeçarin, përfshirë këtu Chelsea e Barcelona, por Leeds shpresojnë që prezenca e trajnerit të tyre Marcelo Bielsa, që po ashtu është nga Argjentina, do të jetë e mjaftueshme për ta bindur sulmuesin që të kaloj në “Elland Road”.

Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi tek Manchester City në vitin 2011, Aguero ka bërë 385 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolas, ku ka shënuar plot 257-të gola dhe 73 asistime.

Exit mobile version