Fjalët e LeBron James kanë tronditur të gjithë adhuruesit e basketbollit pasi 39-vjeçari ka folur për mundësinë që të pensionohet së shpejti.
Basketbollisti nga Akroni është i fokusuar ekskluzivisht në Los Angeles Lakers dhe betejën për në play-off ku ata po luftojnë për një vend në post-sezon dhe padyshim që kanë nevojë për kampionin e tyre për ta arritur këtë objektiv.
Ntë tavolinë në fakt ka disa opsione, ka nga ata që thonë se do të rinovojë kontratën me Lakers, ata që besojnë se do të ushtrojë opsionin e lojtarit, ndërsa të tjerë janë të bindur se LeBron do të bëhet lojtar i lirë dhe për këtë arsye do të kërkojë një ekip të ri. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që LBJ të vendosë t’i thotë mjaft basketbollit dhe NBA-së, përcjellë KosovaPress.
Mbreti James, në konferencën për shtyp pas “All Star Game” 2024, bëri të qartë se ai ende nuk ka ide të qarta për të ardhmen e tij, por në të njëjtën kohë ai la të kuptohet se mundësia e pensionit është në tavolinë.
“Nuk e di se kur do të vijë fundi, por po vjen”, tha LeBron James, i cili për këtë arsye pranon se po mendon të tërhiqet. Fjalë që padyshim që shkaktuan shumë shqetësim te fansat.
Kampioni nga Akron foli më pas edhe për Olimpiadën e Parisit 2024. Synimi i tij është të jetë i pranishëm në eventin e madh me Team USA , por shumë do të varet nga gjendja e tij fizike.