UBT News

LeBron James me plane në NBA

LOS ANGELES, CALIFORNIA - JULY 12: LeBron James attends the premiere of Warner Bros "Space Jam: A New Legacy" at Regal LA Live on July 12, 2021 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Miliarderi dhe ylli i basketbollit, LeBron James ka shprehur prej kohësh interesim për t’u bërë pronar i një ekipi të NBA dhe ai zbuloi planet e tij në episodin e fundit të emisionit “The Shop”.

“Dua ta kem nën pronësi një ekip. Po, patjetër që dua ta blejë një ekip. Një ekip në Vegas”, deklaroi James në videon promovuese të emisionit që do të transmetohet sonte.

Aktualisht nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, por u përfol për zgjerimin e NBA.

Javën e kaluar, para fillimit të finaleve të NBA, komisioneri Adam Silver tha: “Në një moment, kjo ligë do të zgjerohet, por nuk do të ndodhë në këtë moment në të cilin po diskutojmë”.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer 19-vjeçare, James ka fituar katër kampionate NBA dhe është emëruar MVP i ligës katër herë. Ai do të kthehet në fushë vitin e ardhshëm. Ky do të jetë një rikthim nga një sezon zhgënjyes për Los Angeles Lakers, ku skuadra humbi play-off-in me një rekord 33-49./UBTNews/

Exit mobile version