UBT News

Lebron James grushta me Stewart dhe përjashtim, video e plotë e sherrit në NBA

LeBron James nuk pati një mbrëmje pozitive në NBA teksa u përjashtua me karton të kuq në çerekun e tretë të lojës me Lakers të angazhuar në parketin e Detroit. Duke luftuar në rebound me qendrën kundërshtare Isaiah Stewart, numri 6 Lakers hodhi një grusht në fytyrën e rivalit të Pistons duke hapur një prerje mbi vetullën e basketbollistit.

LeBron James Gets EJECTED After Fight With Pistons' Isaiah Stewart

Kaq mjaftoi më pas me Stewart që u përpoq të merrte drejtësinë për atë pësoi duke shkaktuar një sherr të madh dhe duke u përpjekur disa herë të çlirohej nga ata që e pengonin në përpjekje për t’u përplasur fizikisht me yllin e Lakersave. Në fund të dy u përjashtuan ndërsa kjo është hera e dytë në karrierën e tij për James që e pëson në mënyrë të tillë. Ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Lakers 121-116./Ora News.

Exit mobile version