Ylli i NBA, LeBron James ka ende disa gjëra për t’i bërë para se t’i jap fund karrierës së tij. Një nga to është që të ndajë fushën me djalin e tij, Bronny.
James dhe bashkëshortja e tij, Savannah, u shfaqën në një video të shkurtër që u shpërnda nga Uninterrupted në të cilën folën rreth ëndrrave të tyre për Bronnyn, një basketbollist 17-vjeçar i cili po ndjek mësimet në shkollën Sierra Canyon në Los Angeles.
Përderisa Savannah ëndërron që Bronny “të jetë i lumtur dhe të gjejë lumturinë në çkado që ai bën”, James thotë se ëndërron të luajë me të.
“Ëndërroj që ai të bëhet pjesë e NBA. Nuk po gënjej. Dua të ndajë fushën me të. Do të ishte moment i papërshkrueshëm”, deklaroi ai.
Sipas CBS Sports, Bronny do të diplomojë nga shkolla e mesme në vitin 2023, po atë vit kur babait të tij i skadon kontrata me Los Angeles Lakers./UBTNews