FC Heidenheim 1846 ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit kosovar Leart Paçarada, i cili vjen nga FC Köln.
Paçarada, 30 vjeç, ka zgjedhur të ndryshojë ambientin, por do të vazhdojë të luajë në Bundesligë, pasi kalon në skuadrën gjermane të Heidenheim. Mbrojtësi i majtë ka firmosur një kontratë që do ta mbajë te klubi deri në verën e vitit 2027.
Njoftimi është bërë zyrtar nga faqja e klubit, ku theksohet se Paçarada i bashkohet skuadrës së Bundesligës nga rivalët e FC Köln.
Në skuadrën e re, ai do të luajë së bashku me dy futbollistë tjerë me prejardhje shqiptare, Arijon Ibrahimovic dhe Diant Ramaj.