UBT News

Leah Remini padit Kishën e Shkencologjisë dhe udhëheqësin e saj, David Miscavige

Leah Remini ngriti një padi të mërkurën kundër Kishës së Shkencologjisë dhe udhëheqësit David Miscavige që përfshin pretendime për ngacmim, shpifje dhe mbikëqyrje. Remini u shkëput nga kisha në vitin 2013 dhe ka qenë një nga kritikët më të hapur të organizatës.

Aktorja 53-vjeçare thotë se karriera e saj ka vuajtur si rezultat i operacioneve të tipit mafioz të kishës kundër saj dhe tani ajo po kërkon dëmshpërblim dhe ndëshkim.

“Për 17 vjet, ‘Scientology’ dhe David Miscavige më kanë nënshtruar ndaj asaj që unë besoj se është torturë psikologjike, shpifje, mbikëqyrje, ngacmim dhe frikësim, duke ndikuar ndjeshëm në jetën dhe karrierën time. Besoj se nuk jam personi i parë i shënjestruar nga ‘Scientology’ dhe operacionet, por unë synoj të jem e fundit”, tha ajo.

Në padinë e gjerë prej 60 faqesh, Remini pretendon se ata “kanë ndërmarrë një fushatë për të shkatërruar jetën e saj”./UBTNews/

Exit mobile version