Sot mbushen 32 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari derisa ndërroi jetë.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Rugovës, si dhe do të hapet ekspozita me fotografitë e Ibrahim Rugovës.
Manifestimi qendror për 32-vjetorin e formimit të LDK-së do të mbahet në orën 18:00.