Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të kaluar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi njoftoi se seanca do të mbahet të premten, në ora 11:00.
“Në emër të deputeteve nënshkrues, dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë, ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Seanca do të mbahet ditën e premte në ora 11:00”, shkroi Gashi në Facebook./UBTNews