UBT News

Lazio arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Lazio tanimë duket se ka vendosur për trajnerin e ri pas dorëheqjes së Maurizio Sarrit. Bëhet fjalë për kroatin Igor Tudor, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin italian dhe ka arritur marrëveshjen me presidentin Lotito.

Tudor do të marrë drejtimin e skuadrës nga dita e diel, menjëherë pas ndeshjes ndaj Frosinones të shtunën mbrëma, teksa do të ketë më pas dy javë në dispozicion për të provuar të fusë idetë e tij në ekip.

Marrëveshja e Lotitos me Tudor është arritur, me një një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025 dhe opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, nëse gjithçka do të shkojë sipas pritshmërive.

Nga kjo kontratë, tekniku kroat do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, teksa Lazio do të jetë një tjetër shans i mirë për Tudor, që të tregojë cilësitë e tij.

Ai ka bërë shumë mirë te Verona në sezonin 21/22 dhe te Marseille sezonin e kaluar, teksa te Lazio do të kërkojë të konfirmohet si një trajner i besueshëm për të luftuar për objektiva të rëndësishëm./UBTNews/

Exit mobile version