Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se objektivat gjeografike të “operacionit special ushtarak” të Moskës në Ukrainë nuk janë më të kufizuara në rajonin lindor të Donbasit, por përfshijnë një sërë territoresh të tjera, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.
Lavrov shtoi se objektivat e Rusisë do të zgjerohen edhe më tej nëse Perëndimi do t’i dorëzojë Kievit armë me rreze të gjatë.