UBT News

Lautaro: Interi dëshiron të fitojë gjithçka

Pas fitores ndaj Lazios që e konfirmon Interin si lider të Serie-A, kapiteni i kësaj skuadra ka thënë se objektivi i tyre është që të fitojnë të gjithë trofetë.

Argjentinasi shënoi golin e parë të fitores 2-0 ndaj Lazios duke çuar Interin në kuotën e 41 pikëve, katër më shumë se Juventusi dhe nëntë më shumë se Milani që renditen në pozitat dy dhe tre.

Martinez së pari foli për partnerin e tij të ri në sulm, Maruc Thuram të cilin e lavdëroi për kontributin e tij.

“Që nga dita kur erdhi Marcus, ai dhe të gjitha nënshkrimet e reja, janë përshtatur shumë mirë. Unë flas shumë me Marcus dhe kjo është e rëndësishme, të kesh miqësi jashtë fushës, i bën gjërat më të lehta edhe në fushë. Nuk po flas vetëm për të, por e gjithë skuadra është në miqësi të mirë. Ne jemi si një familje dhe punojmë së bashku për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes”, tha fillimisht Lautaro.

Interi fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë për dy vite radhazi, por nuk ka dyshime se synimi i tyre kryesor këtë sezon është titulli i kampionit.

“Gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit, Interi është kthyer në sfida për gjëra të tilla si finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne duam të vazhdojmë. Hapi tjetër do të jetë gjithmonë më i vështiri. Ne dërguam një mesazh të fortë për veten tonë më shumë se të tjerët, se ne mund të kapërcejmë pengesat, se të gjithë në skuadër punojmë së bashku për të arritur atë që duam. Cili është objektivi? Për të fituar gjithçka”, u shpreh top golashënuesi i Serie-A.

Argjentinasi është në rrugën e duhur për të qenë golashënuesi më i mirë me 15 gola në 16 ndeshje të Serisë A deri më tani këtë sezon, por gjithashtu po bëhet një lider si kapiteni i Interit.

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve për raundin e 16-të, ndaj me kë do të dëshironte të përballej Lautaro Martinez?

“Nuk ka rëndësi, ne duhet t’i mundim të gjithë për të arritur në fund”, tha ai.

Exit mobile version