Lautaro Martinez ka konfirmuar se agjenti i tij po punon për një zgjatje të kontratës me Interin.
Sulmuesi argjentinas foli për “Canale 5” të martën pas fitores 1-0 ndaj Benfica-s në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një lojë shumë e rëndësishme për ne, sepse ne luftuam për të luajtur siç dimë kundër Real Sociedadid. Duhej të ndryshonim sot kundër një kundërshtari që e kishim përballur tashmë sezonin e kaluar. Jemi të lumtur me fitoren”, tha Lautaro.
Ka raportime që Interi do t’i ofrojë Lautaros një kontratë të re dhe “El Toro” është i etur për të arritur një marrëveshje.
“Po, shpresoj se po. Agjenti im po punon me klubin. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu. Unë po jap më të mirën time dhe nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar”, ka thënë ylli argjentinas.