UBT News

Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka shpallur futbollistin e FC Malisheva, Laurent Xhylani, si “Ylli i Javës” për javën e 23-të të këtij edicioni.

Xhylani u vlerësua për performancën e tij në ndeshjen kundër FC Prishtina, ku shënoi dy gola, duke kontribuar në fitoren e rëndësishme 3:0 të ekipit të tij. Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Xhylani u shpreh:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë, duke i analizuar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos me ardhjen e stafit të trajnerëve. Vazhdojmë të kemi të njëjtin synim: daljen në Evropë apo titullin kampion. Jam shumë i gëzuar për këtë çmim, i falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe këtë çmim ia dedikoj nënës time.”

Ky çmim i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën kosovare dhe nënvizon kontributin e Xhylanit në suksesin e ekipit të tij.

Exit mobile version