Lauren Jauregui ka akuzuar CEO-n e Twitter, Elon Musk, se ka “shkatërruar” faqen e tij me ndryshimet e tij të fundit.
Musk ka njoftuar se përdoruesit do të kufizohen se sa tweet-e mund të shohin çdo ditë. Pavarësisht se Elon shpjegoi se vendimi ishte një reagim ndaj “plaçitjes së të dhënave”, këngëtarja pati një reagim ndaj tij.
“Unë thjesht dua të them se [fakti që] Elon po shkatërron Twitter-in përpara zgjedhjeve nuk është një rastësi. Sidomos duke marrë parasysh se cili është qëndrimi i tij i dukshëm politik”, shkroi ajo. “Ky vend ishte një nga mjetet tona organizative më efektive gjatë vitit 2020 dhe është vendi ku ndodhin shumë diskutime dhe llogaridhënie. Ju lutemi, kuptoni se asgjë që këta miliarderë bëjnë nuk është rastësi”.
Ajo vazhdoi, “Duhet t’i kushtojmë vëmendje. Kur gjithçka duket e rastësishme dhe konfuze, thjesht lidhni pikat”, ka shkruar ajo.
Zgjedhjet e ardhshme në SHBA mbahen në nëntor 2024./UBTNews/