Laurel Hubbard do të bëjë histori, duke u bërë atletja e parë transgjinore që konkurron në një Olimpiadë, këtë herë në “Tokio 2020”.
Përfshirja e Zelandës së Re ka rezultuar e diskutueshme, me kritika se ajo do të ketë një avantazh të padrejtë, pasi ka kaluar pubertetin mashkullor para se të ndërronte gjininë më 2012.
Të tjerë besojnë se është koha e duhur për më shumë përfshirje në Lojëra dhe e shohin kualifikimin e Hubbard si një hap para për barazi.
Kur filloi për herë të parë në peshëngritje, Hubbard bëri rekord kombëtar në garën e meshkujve, duke ngritur rreth 300 kg.
Por, më 2001, në moshën 23 vjeç, ajo u largua plotësisht nga sporti.
Hubbard tha se ajo filloi atë që konsiderohet më shumë si një sport “mashkullor”, siç është peshëngritja, për t’u përpjekur dhe për t’u ndjerë më mashkullor.
“Mendova ndoshta nëse do të provoja diçka që ishte aq mashkullore ndoshta kjo do të bëhesha, por për fat të keq, nuk ishte kështu”, tha ajo.
Pasi jetoi si burrë për 35 vjet, Hubbard filloi procesin e tranzicionit më 2012.
43 vjeçarja u kualifikua për Olimpiadën kur Komiteti Olimpik ndryshoi rregullat e tyre më 2015, për të lejuar atletët transgjinorë të konkurrojnë si një grua, nëse testosteroni i tyre është nën një nivel të caktuar.
Në vitin 2017, 16 vjet pasi konkurroi për herë të fundit në një ngjarje të peshëngritjes, Zelandezja bëri rikthimin e saj.
Ajo tani është renditur e 7-ta në divizionin e grave për kategorinë 87 kg, raporton DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam mirënjohëse dhe e përulur nga mirësia dhe mbështetja që më është dhënë nga kaq shumë Zelandezë”, tha Hubbard pasi u zgjodh për të konkurruar në Lojërat e Tokios.
Anna Van Bellinghen nga Belgjika, e cila do të garojë kundër Hubbard të hënën, e përshkroi përfshirjen e rivales “si një shaka”, duke e kritikuar atë.
“Kushdo që ka stërvitur peshëngritje në një nivel të lartë e di se kjo është në kockat e tyre, kjo situatë e veçantë është e padrejtë për sportin dhe atletët,” tha Van Bellinghen.
Ndërkohë, Emily Campbell nga Britania gjithashtu do të rreshtohet kundër Hubbard në finalen e Tokios, dhe ndryshe nga Van Bellinghen, ajo ka mbështetur të drejtën e Hubbard për të marrë pjesë në garë.