Gazetari dhe laureati i Çmimit Nobel, Dmitry Muratov deklaroi se Ukraina “kurrë nuk do ta falë Rusinë” për luftën.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Muratov tha se teknologjia moderne ka sjellë tmerret e luftës në shtëpitë e njerëzve së bashku me krimet e luftës kundër ushtarëve rusë në Irpin dhe Bucha.
“Ju mbase doni t’i falni për tmerrin, por klikoni në motorin e kërkimit: Mariupol, Irpin ose Bucha. Dhe nuk mund t’i falni. Çdo hap i kësaj lufte, çdo krim dhe çdo e shtënë, do të mbetet përgjithmonë”, deklaroi ai.
Muratov, i cili bashkëthemeloi gazetën e pavarur Novaya Gazeta në vitin 1993, tha se konflikti e ka kthyer prapa zhvillimin e Rusisë për gjysmë shekulli. Sipas tij, lufta po shuan shpresën, dashurinë dhe besimin e rusëve për të ardhmen./UBTNews/