Laura Prepon ka zbuluar se ajo ndaloi së praktikuari doktrinën e asaj qënjihet si “Kisha e Shkencologjisë”, një sekt i ri dhe kontravers botëror i themeluar në vitin 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton UBT News.
Aktorja e njohur reflektoi në ndryshimet që amësia ka sjellë në jetën e saj, përfshirë ndarjen e saj nga Shkencologjia.
“Unë nuk jam duke praktikuar Shkencologjinë. Unë kam qenë gjithmonë shumë mendjehapur, edhe që kur isha fëmijë. Unë jam rritur katolike dhe hebre. Unë jam lutur në kisha, kam medituar në tempuj. Kam studiuar teorinë e meridianit kinez. Unë nuk kam praktikuar Shkencologjinë për gati pesë vjet dhe nuk është më pjesë e jetës sime”, tha ajo në një intervistë për revistën People.
Praktikat shpirtërore të Prepon tani janë më të përqendruara në meditim, të cilin ajo e bën me burrin e saj, aktorin Ben Foster. “Ne meditojmë çdo ditë dhe më pëlqen vërtet, sepse është diçka që më ndihmon të dëgjoj zërin tim dhe është diçka që mund ta bëjmë së bashku”, tha ajo.
Duke qenë nënë, sipas saj, ka qenë një forcë shtytëse që e inkurajon atë të bëjë disa ndryshime në jetën e saj, përcjell UBT News.
“Nëse mëmësia më ka mësuar diçka deri më tani, është se diçka mund të funksionojë për një periudhë kohore dhe pastaj ju vazhdoni dhe evoluoni nga ajo”, tha ajo. “Si një nënë e re, unë isha e mbushur me ankth që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Shoqet e mija që ishin nëna me fëmijë më të mëdhenj thanë: ‘Laura, kjo është një fazë, ju do të vazhdoni dhe pastaj do të jetë diçka ndryshe’”, shtoi ajo./UBTNews