Xhudistja e njohur kosovare, Laura Fazliu, është shpallur Sportistja e Vitit 2025 nga Federata e Sportit Universitar, si vlerësim për suksesin e jashtëzakonshëm të arritur në FISU World University Games 2025, ku fitoi medaljen e argjendtë, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe krenari. Ky çmim konfirmon edhe një herë përkushtimin, disiplinën dhe talentin e saj në arenën ndërkombëtare të sportit universitar.
Laura Fazliu është studente në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, ku krahas angazhimit akademik po ndërton edhe karrierën e saj sportive në nivelet më të larta. Ajo përfaqëson shembullin më të mirë të harmonizimit të studimeve me sportin elitar, duke u kthyer në frymëzim për studentët dhe të rinjtë që synojnë sukses si në arsim ashtu edhe në sport.
Me mbështetje të fortë institucionale dhe përkushtim të vazhdueshëm, kampionët ndërtohen çdo ditë – sot dhe në të ardhmen.
