Laura Fazliu, nënkampione e Evropës Betim Gashi 5 years ago Xhudistja Laura Fazliu u shpall nënkampione e Evropës. Ajo fitoi medalje të argjendtë në kampionatin evropian për juniorë që po mbahet në Kroaci. Xhudistja Fazliu në finale të kategorisë deri 63 kilogramë pësoi nga çekja Renata Zachova.