Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.
Laura në gjysmëfinale mposhti serben Anja Obradoviq, kategoria deri në 63 kilogramë.
Paraprakisht kishe mposhtur edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës. Ndërkaq në finale takohet me çeken Renata Zachova./UBTNews