UBT News

Laura Fazliu lufton për gjysmëfinalen e Botërorit të xhudos

Pasi e nisi Kampionatin Botëror të xhudos me dy fitore, Laura Fazliu tani ka arritur në fazën e tetë më të mirave të kësaj gare.

Laura Fazliu do të përballet në çerekfinale të Botërorit të xhudos në Doha të Katarit me xhudisten sllovene, Andreja Leski.

Deri te faza e çerekfinales, Fazliu regjistroi fitore në raundin e parë kundër xhudistes nga Afrika Qendrore, Nadia Matchiko Guimendego, ndërsa në të dytin e mposhti kroaten Iva Oberan.

Fazliu vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur brazilianen Ketleyn Quadros, kështu duke e siguruar çerekfinalen e këtij turneu.

Exit mobile version