UBT News

Latifi thekson rëndësinë e zhvillimit shëndetësor në të gjitha nivelet

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët me temën: “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë, kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional dhe kahja e reformës së nevojshme”.

U potencua nga ministri rëndësia e zhvillimit të shëndetësisë në të gjitha nivelet dhe u tha se në rend të parë dhe synim kryesor është pacienti. Ai tha se duke përfshirë zhvillimet teknologjike, të gjithë së bashku mund të bëjmë shumë për sistemin shëndetësor.

Ministri Latifi tha se edukimi profesional i mjekëve, specializantëve, infermierëve dhe të tjerëve, është shtylla kryesore e zhvillimit të shëndetësisë.

“Të gjithë duhet të mendojmë si ministër, kryeministër, si mjekë, shkencëtar, në mënyrë që shëndetësia në vend të zhvillohet dhe të jetë në nivelin e duhur, ashtu siç dëshirojmë jo vetëm ne, por edhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua nga Oda e Mjekëve të Kosovës./UBTNews/

Exit mobile version