UBT News

Latifi: Spanja po përgatit “paralojë” për konsum të brendshëm politik

Gazetari sportiv Driton Latifi ka reaguar të martën mbrëma pas qëndrimit diskriminues të Federatës spanjolle.

Federata e Futbollit të Spanjës i është referuar Kosovës si territori i Kosovës, kur ka paralajmëruar zbulimin e listës për tri ndeshjet e marsit.

Latifi, përmes një postimi ka shkruar se cdo ndeshje futbolli ka një protokol të vetin. Ai ka shkruar se Spanja po përgatit një paralojë për konsum të brendshëm politik.

Postimi i plotë:                 

Vertete dime me u befasu e me u çudit, por me se shumti nga vetvetja. Per rastin e sotem spanjoll, ata nese dojne munden me na qujt edhe jashtetokesor, marsian etj etj, por nje eshte e sigurt cdo ndeshje futbolli ka nje protokol te vetin.

Kur luajne kombetaret po e riperserit kombetaret ka rregulla te caktuara: emblema, emri shtetit, flamuri, himni e per ata qe nuk e dijne edhe numri i pasaportes se shtetit te secilit lojtar shkruhet ne protokol…

Kohe me pare ka qene vendim i Komitetit ekzekutiv i UEFA-se se te gjitha kombetaret (veq dy qe dihen) duhet te luajne me Kosoven, pra deshten apo nuk deshten ka nje protokol teknik te cdo ndeshje nderkombetare qe duhet ndjekur me doracak. Kemi luajtur me Greqine si fqinj/miq pa asnje fjale dhe tash Spanja na pergatit nje “paraloje” qe vertete duket qesharake, per konsum te brendshem politik, pozicionim forcash diplomatike e sidomos me “mizen” pas veshit me rastin Katalonia…

Protokoli i ndeshjes nuk varet nga vendimet, rekomandimet, propozimet apo ckado tjeter e shteteve, ministrive te jashtme por nga nje protokol i lojes universal ne cdo kohe…

Ne cdo version tjeter, kjo hedhje e ketyre informatave eshte matje e pulsit dhe Federata e futbollit e Kosoves nuk guxon ne asnje forme te heq dore nga identiteti jone shteteror, ndryshe me mire te mos nisen apo edhe te mos kthehen fare.

Besoj se pergjegjesia shteterore e kombetare nuk ka levizur tek njerezit e FFK-se…

Exit mobile version