UBT News

Latifi: Në Kongresin e dytë Klinik po marrin pjesë 750 persona

Sot ka vazhduar punimet e tij shkencore Kongresi i Dytë Klinik, ku po marrin pjesë 750 profesionistë shëndetësor nga lëmi i kirurgjisë.

Ky Kongres është i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës. Kryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi, thotë se në këtë Kongres të dytë ka pjesëmarrje dinjitoze.

Latifi tha se përgjatë këtyre dy ditëve sa do të zgjasë Kongresi Klinik do të prezantohen 155 ligjërata.

“Ky është kongresi i dytë, regjistrimi është masiv 750 të regjistruar që kemi, shumica janë ose online ose janë këtu. Kemi një pjesëmarrje dinjitoze të prezantimeve, i kemi më shumë se 155 prezantime nga të cilat 57 janë të bëra nga profesorët, shkencëtarët, klinicistët botëror. Ndërsa, të tjerët janë vendorë. Në vitin e kaluar kur kemi mbajtur kongresin i kemi pas 60 të huaj e 40 vendorë, ndërrimi i këtij propocioni është risi e shkëlqyer edhe ne tashmë do të mësohemi me Kolegjin e Kirurgëve detyra e të cilit është me ngrit kirurgjinë në përmasat botërore dhe standardet evropian dhe të krejt botës”, u shpreh Latifi.

Ai derisa ka shpalosur një pjesë të programit tha se Kongreset e tilla ndihmojnë në shkëmbim të përvojave.

“Një është shkëmbimi i përvojave natyrisht, dy është ne me mësua nga instruktorët më të mirë të botës. Ne sot folëm për aspektin global të kirurgjisë nga profesor Russell Andrews. Ne dëgjuam se si në realitet funksionin Kolegji i Kirurgëve Amerikan në bazë të cilit jemi ndërtuar. Biseduam për kualitetin e shërbimeve për të sëmurët nga profesor, Thomas Diflo…e trajtuar edhe një çështje shumë të rëndësishme lidershipin e gruan si shkencëtare, si nanë edhe si partnere edhe atë pabarazinë gjinore. I gjithë programi i kolegjit dy ditor është i përgatitur në këtë mënyrë, e marrim temën e kemi ekspertin që analizon më së miri dhe pastaj tema tjera shkencore”, theksoi kryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Latifi u shpreh se si Kolegj i Kirurgëve të Kosovës synim kryesor ka që kirurgjinë kosovare ta bëjnë pjesë të asaj botërore.

E si ministër i Shëndetësisë ai thotë se duhet fillimisht të ndërtohen kapacitet mjekësore, të dërgohen 100 mjekë, kirurgë dhe të tjerë jashtë vendit për shkollim dhe edukim.

Kongresi i dytë i Klinik mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e hapjes ku kishte një pjesëmarrje të madhe të personaliteteve të njohura, mjekë-kirurgë të njohur vendor e ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë hapëse u ndanë edhe çmime për ata që kontribuan shumë në kirurgjinë kosovarePër arritje jetësore “Sami Haxhibeqiri” për doktor, Emine Gashi, Mentor Petrela, Philip Caushaj dhe Isa Salihu.

Kongresi i parë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për herë të parë është mbajtur vitin e kaluar, ku u shpalosën përvojat e kirurgëve ndërkombëtar e vendor në fushën e kirurgjisë.

Exit mobile version