Oliver Giroud po kalon muajt e fundit te Milani. Sulmuesi francez është pjesë e kuqezinjve prej verës së vitit 2021, kur u largua nga Chelsea.
37-vjeçari ka kaluar një periudhë mjaft të mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve. Duke dhënë kontribut me golat dhe asistet e tij.
Mirëpo, e ardhmja e tij lidhet me një transferim në Major League Soccer në SHBA. Sipas medaive italiane raportohet se Giroud ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Los Angeles FC pas negociatave që kanë filluar javë më parë.
Sulmuesi i kombëtares së Francës, do të nënshkruaj për 18 muaj me skuadrën amerikane, teksa në verën e këtij viti do t’i japë fund aventurës në futbollin evropian./UBTNews/