Napoli veçse ka filluar hapat e parë për ta zëvendësuar Luciano Spallettin, ku siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Kampioni italian është në bisedime me Luis Enriquen, pasi trajneri spanjoll është kandidati favorit për ta zëvendësuar Spallettin, pasi që ky i fundit vendosi të largohet nga klubi.
Bisedimet mes dy palëve po zhvillohen, pasi që Napoli është i vëmendshëm që Enrique gjendet edhe në listat e klubeve të tjera.
Napoli do të insistojë vazhdimisht që të arrijë sa më shpejtë marrëveshje me Enriquen.