Largimi i Jadon Sanchos nga Manchester United mbetet opsion konkret pasi bisedimet do të vazhdojnë edhe sot. Juventusi e dëshiron Sanchon në huazim me klauzolë blerjeje, derisa mbulimi i pagës është një tjetër pikë kyçe e bisedimeve me Manchester United.
Chelsea është i interesuar për Sanchon gjitashtu, por mund të jetë një opsion vetëm nëse United pranon marrëveshjen e shkëmbimit me Raheem Sterling.
Negociatat do të vazhdojnë pasi Sancho është i hapur për të dyja zgjidhjet, si për Juventusin ashtu edhe për Chelsean.