Lara Colturi, skiatorja shqiptare, ka arritur një paraqitje të shkëlqyer në garën e Kupës së Botës në ski për femra, që u zhvillua sot në pistën e Kronplatz në Itali. Ajo mori pjesë në disiplinën e sllallomit gjigant dhe u rendit e katërta, duke konfirmuar sërish nivelin e lartë të konkurrencës së saj.
Në përfundim të dy zbritjeve, Colturi mbeti jashtë podiumit vetëm për pak të mijtat, duke regjistruar një kohë totale prej 1’56”50. Pas zbritjes së parë, ajo u kualifikua në vendin e tetë me kohën 57”00, ndërsa në zbritjen e dytë arriti të përmirësojë rezultatin dhe të kalojë disa pozita, duke ndaluar kronometrin në 59”50.
Për këtë sezon, Colturi ka siguruar dy vende të dyta dhe një vend të pestë, duke u renditur gjithmonë ndër skiatoret më të mira. Paraqitja e saj e shkëlqyer, në veçanti në garën e sotme, tregon për një të ardhme premtuese për 18-vjeçaren shqiptare. Ajo ka treguar se ka kapacitetin të kalojë me sukses zbritjen e parë, gjithmonë duke konkurruar për pozita të larta dhe renditje ndër më të mirat./UBTNews/