Kandidati për president të klubit spanjoll, Barcelona, Joan Laporta, ka dhënë një informacion interesant, një detaj i cili mbase nuk ishte i ditur deri më tani, për Messin.
Tani, kur në verën e këtij viti, ylli argjentinas dhe njëherësh një nga lojtarët më të mirë të botës, Lionel Messi, tentoi të largohej nga klubi ku u rrit si lojtar dhe kapi majat e futbollit, ky detaj ndoshta do të ndryshonte edhe karrierën e tij, po të bëhej realitet.
Laporte potencoi se klubi italian Inter, tentoi të merrte Messin në vitin 2006, për një shumë marramendëse për atë kohë, 250 milionë euro, që do e dërgonte në San Siro yllin argjentinas, që nisi karrierën tek Barcelona në vitin 2004, tek skuadra e parë.
Sipas Laportas, ai e kishte bindur Messin që të qëndronte tek klubi katalunas, në mënyrë që ai të bënte histori me Barcelonan, sepse kishte parë potencial tek ai, dhe se kurrë nuk e kishte konsideruar shitjen e tij.
“Ai gjithmonë kishte oferta: Në 2006 Moratti më ofroj 250 milionë dhe unë thash jo, unë pashë vlerësimin e Messit dhe familjes së tij për Barcelonën”, ka thënë kandidati për president të klubit katalunas, i cili ishte president në periudhën 2003-2010.
Laporte më tutje ka thënë se babai i Messi-t i kishte kërkuar këshillim se çfarë do të duhej të bënte si baba, dhe se ai i kishte ofruar Barcelonën si projektin më të mirë për argjentinasin.
Messi debutoi si 17 vjeçar tek Barcelona, me një debutim ëndërrash, duke shënuar një super gol, që u asistua nga legjenda braziliane, Ronaldinho, që atë botë skuadra drejtohej nga Frank Rijkaard. Pas kësaj ndeshjeje Messi u bë një startues i rregullt në 11-shen e parë të ekipit katalunas, duke marr vëmendjen e të gjitha klubeve më të mira të Evropës.
Lionel Messi, ka shënuar në të gjitha garat gjithsej 641 gola në 743 paraqitje, për Barcelonën, duke radhitur 10 tituj të Ligës, katër trofe të Ligës së Kampionëve, dhe gjashtë topa të artë./UBTNews