Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një intervistë për “BarçaTV” ka folur për superyllin dhe legjendën e klubit, Lionel Messi.
Messi momentalisht është pjesë e Paris Saint-Germain, dhe pas triumfit në Kupën e Botës në Katar filluan të përhapen spekulime se ylli argjentinas mund të rikthehet te Barcelona.
Presidenti i Barçës, Laporta i është adresuar këtyre spekulimeve, duke thënë se zemra e Messit rreth për Barcelonën.
“Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ai është një tifoz i Barcelonës, zemra e tij rreh për Barçën, kështu që spekulimet janë normale”, tha Laporta.
“A do të rikthehet Messi? Ai është një lojtar i PSG-së. Do të dëshironim që ta rikthejmë Messin këtu një ditë, por mbetet të shihet”, shtoi më tej Laporta.