Barcelona po vazhdon të lidhet me transferime të lojtarëve, por që kriza financiare në të cilën gjendet klubi, po e detyron gjigantin katalunas të mendojë për shitje të lojtarëve.
Rast i njëjtë është edhe me yllin spanjoll, Ansu Fati, për të cilin nuk po mungojnë spekulimet se Barça mund ta shesë atë.
Por, në një intervistë për “Què T’hi Jugues”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka mohuar zërat se klubi po konsideron shitjen e Fatit.
“Ansu Fati është pjesë e projektit tonë për të tashmen dhe të ardhmen, kështu që ai nuk është në shitje”, tha Laporta.
“Kontrata e Ter Stegen nuk do të preket dhe po ashtu as ai nuk është në shitje”, shtoi më tej trajneri i Barçës.