UBT News

​Laporta njofton ardhjen e hit-lojtarit të EURO2024: Jemi gati ta bëjmë hapin

Tifozët e Barcelonës presin ardhjen e Nico Williams (21), i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbao.

Javët e fundit Williams ka deklaruar se është i lumtur në Bilbao dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi. Kontrata e tij me baskët zgjat deri në fund të qershorit 2027, por tani edhe Barcelona i është bashkuar zyrtarisht historisë.

Presidenti Joan Laporta është gati t’i paguajë menjëherë Bilbaos një klauzolë largimi prej 58 milionë eurosh.

Ne jemi financiarisht gati për transferimin e Nico Williams. Është rezultat i punës që kemi bërë vitet e fundit për të arritur deri në këtë pikë. Ne mund ta bëjmë këtë transferim. Më pëlqen shumë Nico, por drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick vendos”, tha Laporta.

Williams vlen 60 milionë euro. Ai ka tre gola në 18 paraqitje për kombëtaren e Spanjës, 22 gola dhe 26 asistime në 122 ndeshje për Athletic, ndërsa fitoi Kupën e Spanjës me klubin sezonin e kaluar.

Exit mobile version