Siç pritej, Joan Laporta ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Barcelonës për t’i hapur rrugë kandidimit të tij në zgjedhjet që do të mbahen më 15 mars 2026.
Vendimi vjen në përputhje me rregullat e klubit, ndërsa Laporta synon një mandat të ri në krye të gjigantit katalanas.
Në deklaratën e tij, Laporta theksoi se po largohet duke e lënë klubin në gjendje më të mirë sesa e gjeti pesë vite më parë, duke nënvizuar rikthimin e gëzimit te tifozët dhe sukseset e arritura nga skuadra.
Ai vlerësoi lojtarët si arkitektë të trofeve të fituar dhe e cilësoi projektin e rinovimit të “Camp Nou” si trashëgiminë më të madhe në historinë e klubit. Përveç Laportës, në garën zgjedhore për presidencën e Barcelonës kanë konfirmuar kandidaturën edhe Victor Font, Marc Ciria, Xavi Vilajoana dhe Joan Camprubi Montal. balkanweb D.L
