Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me numrin e madh të tifozëve mysafir që ishin të enjten mbrëma në “Camp Nou”.
Kishte rreth 20,000 tifozë të Eintracht Frankfurt në të gjithë stadiumin dhe presidenti i Barcelonës ka dhënë mendimet e tij rreth kësaj situate.
“Jam i shqetësuar sepse ajo që ndodhi ishte e turpshme dhe nuk mund të ndodhë më”, u shpreh Laporta.
“Kemi informacione për atë që ka ndodhur, por na duhet kohë për ta përpunuar”.
“Ne do të marrim masa sepse është fyese dhe e turpshme”.
Laporta tha se klubi po heton se si ndodhi dhe më pas do të marrin masa për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen.
“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhë kjo lloj situate, duhet të jemi më të rreptë”, tha ai.
“Po shikojmë se çfarë ka ndodhur me sigurinë dhe biletat, është një situatë që askush nuk e dëshiron. Kur të kemi përpunuar të gjitha informacionet, ne do të shpjegojmë gjithçka dhe do të marrim masa”, ka thënë në fund Laporta./klankosova.tv