Gjiganti katalunas, Barcelona ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, dhe beson që lojtari veçse ka nënshkruar me Chelsean.
Mbrojtësi francez është një nga objektivat e mbetura të trajnerit Xavi në merkaton aktuale, pasi Barça arriti të kompletojë transferimin e Raphinhas nga Leeds United dhe atë të Robert Lewandowskit nga Bayern Munichu javën e kaluar.
Megjithatë, siç zbulohet nga “Revelo”, ndërsa delegacioni i Barcelonës zbarkoi në Las Vegas përpara miqësores së radhës në turneun e tyre parasezonal kundër rivalëve të përbetuar, Real Madridit, presidenti Joan Laporta përjashtoi një transferim të Koundes kur u pyet nga një tifoz i ri nëse klubi do të interesohej për të nënshkruar me yllin francez.
“Jo, jo Kounde”, u përgjigj Laporta. “Chelsea e ka nënshkruar atë”, shtoi ai.
¿Laporta ya da por perdido a Koundé?
— Relevo (@relevo) July 21, 2022
📌Así se lo ha comentado a Esteban Flores, un aficionado que le ha preguntado en el hall del Hotel Palms, al que le ha dicho que se va al Chelsea.
👉🏻 @tjuanmarti
Dentro video 👇🏻 pic.twitter.com/VcIr8A9Se1