Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është i bindur që gjiganti katalunas do të arrijë fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Bayern Munichun muajin e ardhshëm.
Shpresat e Barcelonës për kualifikim tutje në këtë garë u zbehën shumë pas barazimit pa gola me skuadrën e Benficas.
Barça e Xavit renditet në pozitën e dytë në Grupin E me dy pikë më shumë se Benfica që zë vendin e tretë, por pas dy javëve do të përballet me liderin e tabelës Bayern Munichun.
Sidoqoftë, presidenti i gjigandit katalunas Laporta është optimistë që Barça do të vazhdojë në fazën e eliminatoreve, pasi që të ketë arritur fitore më 8 dhjetor në Munich.
“Ta mposhtësh Bayernin nuk është e pamundur. Do të ketë një mrekulli, jam i bindur që do të fitojmë”, tha Laporta.
“Xavi është tejet i motivuar dhe i fortë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ne. Unë mendoj që në këto momente rikthimi i Xavit ka sjellë paksa respekt nga kundërshtarët tanë. Tani ata e dinë që ne jemi rikthyer”, shtoi presidenti i Barcelonës.
Hera e fundit që Barcelona kishte dështuar që të kalojë fazën e grupeve daton në sezonin 2000/01, ku asokohe u rendit pas skuadrave si Milan dhe Leeds United.