UBT News

Lansohet traileri i “The Matrix 4”

Adhuruesit e filmit “The Matrix 4” kanë mundësi të shijojnë copëza të filmit përmes trailerit që u publikua të enjten. Në këtë film prezantohet Keanu Reeves si heroi Neo. Filmi do të lansohet në kinema dhe në shërbimin HBO Max në muajin dhjetor.

Filmi origjinal “Matrix” u lansua në vitin 1999, dhe dy vazhdimet e para u publikuan në vitin 2003.

The Matrix Resurrections – Official Trailer 1

Krahas Keanu Reeves shfaqet edhe aktorja Carrie-Anne Moss. Në këtë film dyshja duket se po luajnë personazhe “të reja” edhe një herë duke u zgjuar me faktin se ata po jetojnë në një ‘jetë të simuluar’ nga sundimtarët e robotëve./UBTNews

Exit mobile version