Netflix ka lansuar trailerin e parë për dokuserinë e ardhshme të çiftit, “Harry & Meghan”.
“Pse deshët ta realizoni këtë dokumentar?”, pyeten ata në trailer, shoqëruar me disa fotografi të çiftit.
“Askush nuk e di se çfarë është duke ndodhur pas dyerve të mbyllura. Mu desh të bëja gjithçka që munda për ta mbrojtur familjen”, dëgjohet duke thënë princi Harry.
Netflix e quan atë si “një serial dokumentar të paprecedentë dhe të thellë”.
Ndonëse nuk u bë e ditur data zyrtare e publikimit, megjithatë sipas Netflixit ky projekt do të publikohet “së shpejti”./UBTNews/