UBT News

Lansohet traileri i dokumentarit “Tina”

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e mirënjohur, Tina Turner ka publikuar trailerin e dokumentarit “Tina”, një këndvështrim tjetër rreth jetës së yllit të muzikës.

Duke u mbështetur në një mori pamjesh të pa shfaqura më parë, që përfshijnë një periudhë 60-vjeçare, kaseta audio, foto personale dhe intervista me të, “Tina” shfaq një rrëfim tjetër.

YouTube player

Në dokumentar ka edhe intervista me Angela Bassett, Oprah Winfrey, gazetaren Kurt Loder, Katori Hall (“P-Valley”), dhe bashkëshortin e saj, Erwin Bach.

Premiera e filmit do të jepet në fund të marsit, ndërkaq dokumentari do të lansohet gjatë verës./UBTNews

Exit mobile version