UBT News

Lansohet seriali “All of Us Are Dead”, fansat e krahasojnë me “Squid Game”

All of us are Dead Yoon Chan-young as Lee Cheong-san in All of us are Dead Cr. Yang Hae-sung/Netflix © 2021

Netflix lansoi në fundjavë serialin e fundit në gjuhën koreane “All of Us Are Dead” – dhe fansat po e krahasojnë atë me serialin “Squid Game”, serial ky që theu rekorde të shikueshmërisë.

Seriali “All of Us Are Dead” zhvillohet në një shkollë të mesme ku shpërthen virusi zombie. Studentët e bllokuar duhet të luftojnë për të dalë nga aty ose shndërrohen në zombie, ndërsa të mbijetuarit kërkojnë rrugëdalje për të shkuar te familja dhe miqtë e tyre.

Fansat vunë re ngjashmëritë e serialit me dramën e njohur koreane “Squid Game”. Madje ata theksuan se dy shfaqjet kanë aktorët e njëjtë.

Në mesin e aktorëve janë Park Ji Hu, Yoon Chan Young, Cho Yi Hyun, Lomon, Yoo In Soo, Lee You Mi dhe Lim Jae Hyeok, dhe emra të tjerë./UBTNews

Exit mobile version