UBT News

Lansohet raporti “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionin e drejtësisë në vend”

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës kanë organizuar një takim me qëllim të lansimit të raportit “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionin e drejtësisë në vend (2014-2020)”.

Nga zyra e Këshillit të Evropës thanë se janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se si ministri janë duke punuar për të vënë drejtësi në vend.

Haxhiu bëri të ditur se ky raport tregon numrin e gjyqtarëve e prokurorëve në Kosovë por edhe për numrin e lëndëve të tyre.

“Si MD jemi duke punuar me përkushtim për arritjen e drejtësisë në Kosovë për të cilën jemi duke punuar çdo ditë. Ky raport i vlerësimit mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë është hartuar nga Këshilli Gjyqësor, Oda Avokatëve dhe ndihmës se Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë”, tha ajo.

Kryetari i KGjK-së, Albert Zogaj, tha se një pjesë e rëndësishme raportit është pjesa të cilët e mbështesin gjyqësorin.

“Pjesë e rëndësishme e raportit është numri i bashkëpunëtorëve që e mbështesin gjyqësorin. Ne kemi pasur një koincidencë se në këto 7 vite kemi pasur një fazë të zhvillimit. Ajo qe është thelbësore se nuk do të mungojë bashkëpunimi me zyrën e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Exit mobile version