UBT News

Lana Del Rey ndahet nga i fejuari

Lana Del Rey është ndarë nga i fejuari. Krijuesja e hitit “The Video Games” u fejua dhjetorin e kaluar me Clayton Johnson – vetëm pas disa muajsh lidhje, por duket se i kanë ndarë rrugët si pasojë e presionit të shkaktuar nga pandemia.

Sipas disa burimeve të gazetës “Sunday Mirror”, këngëtarja u kthye në studio për projekte të reja muzikore teksa po përballet me dhimbjen.

“Ajo po punon rreth albumit të ri. Izolimi kishte sfidat e veta dhe ata i ndanë rrugët”, deklaroi ky burim.

Clayton në muajin shkurt ndau një fotografi të përbashkët të tyre në Instagram, por e fshiu atë fotografi. Kurse Lana mbylli rrjetet sociale në muajin shtator.

Përmes një mesazhi të fundit ajo u përshëndet me 20 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme dhe duke u premtuar se ende e dashuron punën që e bënë dhe se do të vazhdojë të jetë e pranishme në jetët e tyre, përmes angazhimeve tjera.

“Jam shumë prezente dhe e dua atë që e bëj. Dua të krijojë muzikë”, deklaroi këngëtarja./UBTNew

Exit mobile version