Frank Lampard nuk do të jetë më menaxher i Chelseas, kjo pasi sot u shkarkua nga Bordi Drejtues i klubit nga Londra.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes uebfaqes së klubit.
“Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe jo ai që pronari dhe Bordi e kanë marrë me lehtësi”, u tha ne deklaratë.
“Ne jemi mirënjohës Frankut për ato që ai ka arritur në kohën e tij si Menaxher i Klubit. Sidoqoftë, rezultatet dhe performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit, duke e lënë klubin në mes të tabelës pa ndonjë rrugë të qartë drejt përmirësimit të qëndrueshëm”, shtoi klubi.
“Asnjëherë nuk mund të jetë një kohë e mirë për t’u ndarë me një legjendë të një klubi të tillë si Frank, por pas një diskutimi dhe shqyrtimi të gjatë u vendos që një ndryshim të jetë i nevojshëm tani për t’i dhënë klubit kohë për të përmirësuar paraqitjet dhe rezultatet e këtij sezoni”, deklaroi Chelsea.
Sipas mediave angleze, Thomas Tuchel, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelseat.